Hydront Professional Rose Mary Oil Hair Growth Fine & Thinning Hair 60ml

1400 L.

Serum i pasur me rozmarine i cili pengon rënien, nxit qarkullimin e gjakut në skalp dhe stimulon daljen e flokëve të rinj, më të fortë e të shëndetshëm. Pakëson efektin frizz, i fal flokëve shkëlqim dhe butësi

Rose Mary Oil Hair Growth Fine & Thinning Hair nga Kooswalla është një serum i cili kombinon një miks vajrash të cilët luftojnë rënien e flokut, forcojnë flokët e brishtë, i zbusin, kyçin hidratimin në to dhe inkurajojnë daljen e flokëve të rinj. Vaji është i mbushur me vaj natyral rozmarine që inkurajon daljen e flokëve të rinj, redukton rënien, rrit densitetin dhe trashësinë e flokut me kalimin e kohës. Me përdorim të rregullt dhe afatgjatë, forcon gjendrat e flokut dhe krijon një mjedis të shëndetshëm për baby hairs (flokët e rinj). Me aromë të freskët dhe të këndshme rozmarine dhe menteje

Benefitet:

  • 100% vaj i pastër rozmarine
  • nxit qarkullimin e gjakut në skalp
  • parandalon majat e dyfishta
  • kyç hidratimin në flokë
  • i mbushur në nutrientë të cilët forcojnë, ushqejnë, rrisin elasticitetin, japin shkëlqim dhe i japin pamje të lustruar flokëve
  • përmirëson strukturën e flokëve
  • ekuilibron pH e skalpit dhe krijon një mjedis të shëndetshëm
  • i përshtatshëm për flokët dhe thonjtë gjithashtu

Përdorimi:

Vaji i rozmarinës ka disa metoda përdorimi:

Për flokët:

  1. Apliko sasi të bollshme vaji (3-4 shtypje nga pipeta) nga rrënja deri në maja dhe mbajeni në flokë gjatë gjithë natës. Lajini flokët me shampon kundër rënies Kooswalla Anti-Hair Loss Shampoo 500ml të nesërmen
  2. Aplikoni mjaftueshëm sasi nga vaji në gjithë gjatësinë e flokut, nga rrënja deri në maja dhe mbajeni për 15-20 minuta dhe më pas lajini flokët
  3. Në hapin e larjes, shtoni 2-3 pika nga serumi tek shampo, balsami ose maska dhe përziejini (me vajin)

Për thonjtë:

Aplikoni sasi nga vaji tek thonjtë dhe kutikulat dhe lejojini të absorbohet