Kooswalla Anti-Hair Loss Serum nga Kooswalla është një trajtues i avancuar për flokët, krijuar për të luftuar që në thelb rënien e flokëve dhe për të nxitur rritjen e tyre të shëndetshme. Me përbërës të fuqishëm si Pro-Biotin, Copper Tripeptide-1 dhe bllokues të DHT-së, ky serum ndihmon në ushqimin e folikulave të flokëve dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut në skalp, për flokë më të dendur dhe më të fortë
Benefitet:
- Lufton fuqishëm rënien: Serumi është i testuar për të rritur ndjeshëm trashësinë dhe dendësinë e flokëve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat
- Ri-aktivizon qelizat staminale të flokëve: formulimi me bllokues natyralë të DHT-së, vitamina dhe lëndë ushqyese ndihmon në rritjen e shëndetshme të flokut tuaj
- Stimulon folikulat e flokëve: përbërësit aktivë depërtojnë në skalp për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe për të ushqyer folikulat e flokëve, duke promovuar rritjen e flokëve më të fortë dhe më të rezistentë
- Ushqyes dhe hidratues: i pasuruar me përbërës hidratues, serumi ndihmon në mbajtjen e lagështisë së skalpit dhe flokëve, duke i lënë ato të buta dhe të shëndetshme
Përmban:
- Pro-Biotin suporton rritjen e flokut, forcon rrënjën, redukton rënien e flokut
- Copper Tripeptide-1 parandalon rënien, përmirëson shëndetin e skalpit, forcon rrënjën, krijon mjedis të përshtatshëm për daljen e flokëve të rinj
- Bllokues të DHT-je DHT është një hormon i derivuar nga testosteroni që lidhet me receptorët e folikulave të flokëve dhe bën që ato të tkurren dhe të dobësohen. Bllokuesi DHT-së ngadalëson dhe ndalon hollimin e flokut, parandalon hollimin e folikulës, mund të aktivizojë folikulat që janë ‘në gjumë’, suporton rrijten e shëndetshme dhe të fortë të flokut
Përdorimi:
- Lani flokët dhe thajini lehtë
- Aplikoni sasi të përshtatshme të serumit në zonat ku vëreni rënie të flokëve
- Masazhoni butësisht zonën për 2-3 minuta me majat e gishtave ose me një mjet masazhi
- Lëreni të veprojë në skalp, mos e shpëlani
- Për më tepër efekt, përdoreni 2 herë në ditë – në mëngjes dhe mbrëmje. Përdoreni në mënyrë të vazhdueshme për disa muaj që të shihni rezultate të dukshme
Ingredientët:
Pro-Biotin、Copper Tripeptide -1、DHT Blocker







