Deep Clean Set nga Kooswalla është një set i cili i dedikohet skalpit të yndyrshëm, i cili përfshin shampo dhe balsam profesional, pa sulfate dhe pa silikon. Formula luksoze përkëdhel butësisht flokët, i pastron me efikasitet, balancon prodhimin e yndyrës në skalp dhe i jep pamje të shndritshme dhe butësi pas çdo përdorimi.
Seti përfshin:
- Shampo e cila pastron thellësisht skalpin dhe flokët, pa tharë apo ashpërsuar flokun tuaj. I përshtatshëm për skalp të yndyrshëm por mund të përdoret edhe për skalp normal apo të thatë, që dëshiron ta çlirojë skalpin nga grumbullimi i produkteve, yndyrës dhe pluhurave.
Shampo përmban:
- Vaj rozmarine: njihet për vetitë e tij pastruese dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut në skalp
- Vaj argani: hidraton dhe ushqen flokët, duke i bërë ato më të buta dhe me shkëlqim
- Vaj jojoba: ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës dhe hidraton skalpin
Për më tepër informacion mbi shampon, kliko linkun: Kooswalla Heat Protectant Spray 120ml
2. Balsam i lehtë i cili hidraton sa duhet skalpin e yndyrshëm, ndërkohë që balancon prodhimin e yndyrës dhe forcon rrënjën e flokut.
Balsami përmban:
- Vaj rozmarine: Njihet për vetitë e tij pastruese dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut në skalp.
- Vaj argani: Hidraton dhe ushqen flokët, duke i bërë ato më të buta dhe me shkëlqim.
- Vaj jojoba: Ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës dhe hidraton skalpin
Përdorimi:
Në duar të lagura, aplikoni sasi nga shampo dhe fërkoni derisa të krijohet shkumë. Kalojeni shkumën në skalp dhe masazhoni butësisht. Përsëriteni procesin 2-3 herë dhe më pas pasojeni rutinën me balsamin për skalp të yndyrshëm.











