-57%

Shiseido Tsubaki Premium Moist & Repair Hair Treatment Camellia Hair Pack 180g

Çmimi origjinal qe: 1590 L..Çmimi i tanishëm është: 690 L..

Trajtues intensiv për flokë i cili përdoret pas shampos dhe balsamit. I jep flokëve tuaj elasticitet, butësi, shkëlqim, i mbështjell në hidratim dhe parandalon formimin e majave dyshe falë formulës së pasur me vaj tsubaki dhe Vitaminë E. Perfekt për flokë të dëmtuar, me maja dyshe ose thjesht të thatë

Tsubaki Premium Moist & Repair Hair Treatment Camellia Hair Pack është një trajtues intensiv për flokët i cili depërton në secilën fije floku, duke i dhënë efekt riparues dhe ushqyer. Përmban vaj tsubaki dhe përbërës të tjerë hidratues si squalane për të riparuar flokët e thatë që nga rrënja. Me rëndësi është edhe prania e Vitaminës E e cila i jep flokëve elasticitet, shkëlqim dhe më pak potencial për tu këputur apo për tu hapur. Kyç hidratimin në flokë dhe nuk lejon humbjen e lagështisë prej tyre.

Vaji Tsubaki nxirret përmes presimit në të ftohtë të farës së bimës së Camellia Japonica. Bimë, e cila është e pasur me acide oleike që janë tepër të përshtatshëm me flokët tanë. Në fakt, acidet yndyrore oleike (omega-9) që përmban janë shumë efektive për ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe flokëve. I përkedhel flokët me aromë lulesh dhe frutash dhe jep ndjesi luksoze sikur të kesh dalë nga salloni.

Përdorimi:

Pas shampos dhe balsamit, shtrydhni me kujdes ujin e tepërt nga flokët tuaj. Aplikoni një sasi të përshtatshme të produktit (sa një arrë moskat nëse keni flokë me gjatësi deri mbi shpatulla dhe sa 2 kokrra arre moskat nëse keni flokë më të gjatë. Aplikojeni në gjithë gjatësinë e flokëve dhe shpëlajeni menjëherë. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Për rezultate optimale, rekomandohet ta përdorni së bashku me shampon Shiseido Tsubaki Premium Repair Shampoo dhe conditioner Shiseido Tsubaki Premium Moist & Repair

 Përbërësit:

Water, Glycerin, Sorbitol, Dimethicone, Isopentyl Diol, Hydrogenated Rapeseed Oil Alcohol, Behentrimonium Chloride, Stearyl Alcohol, Aminopropyl Dimethicone, Hydroxyethyl Urea, Alkyl (C12, 14) Oxyhydroxypropyl Arginine HCl, Steartrimonium Chloride, Lactic Acid, Camellia Seed Oil, Sodium Chloride, Sodium Dilauroylglutamate Lysine Na, Squalane, Royal Jelly Extract, Soybean Seed Extract, Isopropanol, Cetanol, Octyldodecanol, Ethanol, Citric Acid, Ammonium Lactate, Lauryltrimonium Chloride, Centrimonium Chloride, BG, Tocopherol, Phenoxyethanol, Sodium Benzoate, Fragrance, Red 227, Yellow 4

Peshë
180 g
Pesha

180g