Tsubaki Premium Volume & Repair Conditioner është një balsam i pasur me vaj Tsubaki. Lloj vaji i cili ekstraktohet nga fara e lules ‘Camellia’ e përdorur ndër shekuj në Japoni si një trajtues tradicional për flokë të fortë, me shkëlqim e të shëndetshëm. Formula e shkrifët kombinon bashkë një sërë proteinash dhe lipidesh të cilat i mbështjellin flokët në hidratim, riparojnë majat e dyfishta, i parandalojnë ato dhe kanë efekt anti-frizz. Me përdorim të rregullt flokët tuaj do kenë pamje më të shëndetshme, me më shumë shkëlqim, vitalitet, të ushqyer dhe të rregullt (jo të ngatërruar). PA SILIKON, vajra mineralë dhe perfekt për të gjitha llojet e flokëve, sidomos ato pa volum. Sugjerohet të përdoret pas Shiseido Tsubaki Shampoo Premium Volume & Repair Hair Shampoo
Përmban:
- vaj tsubaki: ekstraktuar nga bima e Camellia (bimë japoneze) i cili riparon flokë e dëmtuar, është i pasur në acid oleik dhe linoleic (omega-9). Ndihmon në kycjen e hidratimit në flokë, vulosjen e kutikulave të ngritura (prej djegies/dëmtimit), dhe ushqyerjen e flokut tuaj
- proteinë soje e pasur në aminoacide + aminoacide ekstra, të cilat janë esenciale për sintezën e keratinës (proteina që ndërton flokët). Garanton flokë të fuqishëm, më rezistentë dhe parandalon majat dyshe
- xhel mbretëror: i pasur në aminoacide, vitamina dhe minerale; forcon skalpin, përmirëson teksturën e flokëve, i zbut dhe i bën të duken ‘silky’
- vaj kastori: nxit rritjen e flokut, hidraton, ka veti anti-bakteriale dhe anti-zbokth
Përdorimi:
Aplikoni sasi nga balsami pas shampos, duke nisur nga mesi i gjatësisë së flokëve tuaj deri tek majat. Mbajeni në flokë për 5-10 minuta dhe më pas shpëlajeni. Balsami përdoret pas çdo larje ndërsa maska përdoret 1-2 herë në javëm (pas balsamit)
Ingredientët:
Water, Isopentyl Diol, Behentrimonium Chloride, Glycerin, Stearyl Alcohol, Dimethicone, Behenyl Alcohol, Cetanol, Aminopropyl Dimethicone, Steartrimonium Chloride, Hydrogenated Polyisobutene, Polysilicone-13, Lauroyl Glutamate Di( Phytosteryl/Octyldodecyl), Camellia Seed Oil, Lactic Acid, Sodium Lysine Dilauroyl Glutamate, Royal Jelly Extract, Soybean Seed Extract, Isopropanol, DPG, Isopropyl Myristate, PEG-2 Laurate, Amodimethicone, Sodium Methyltaurate, Salicylic Acid, PPG- 2-Deceth-12, EDTA-2Na, Cetrimonium Chloride, BG, Tocopherol, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Fragrance, Red 227, Yellow 4.










