-35%

Shiseido Tsubaki Premium Moist & Repair Shampoo 450ml

Çmimi origjinal qe: 2300 L..Çmimi i tanishëm është: 1490 L..

Shampo japoneze e formuluar me vaj tsubaki, ingredient sekret i bukurisë japoneze i dizenjuar për flokë të thatë ose të dëmtuar të cilëve u mungon hidratimi. I jep flokëve butësi, shkëlqim, i riparon, parandalon zbokthin, rënien dhe u fal aromë të këndshme lulesh japoneze.

Shiseido Tsubaki Premium Moist & Repair Shampoo është një shampo japoneze e formuluar me vaj tsubaki dhe ingredientë të tjerë të cilët zbusin dhe hidratojnë thellësisht flokët duke filluar që nga rrënjët. Pastron me delikatesë flokët dhe i bën të ndihen të butë, të ushqyer, të shndritshëm dhe me aromë të këndshme. Shampo Tsubaki ndihmon me parandalimin e zbokthit, trajton irritimet e skalpit, riparon dëmtimet dhe majat dyshe dhe krijon një shtresë mbrojtëse ndaj ndotësve mjedisorë.

Përdorimi i tsubakit tek shampo Shiseido është një sekret i bukurisë japoneze. Ai ekstraktohet nga presimi në të ftohtë i farës së lules Camellia Japonica, e pasur me acid oleik dhe linoleik. Këta të fundit janë shumë të absorbueshëm nga flokët dhe janë të pasur me acide yndyrore (omega-9), esencialë në balancimin e metabolizmit të flokut, mbajtjen nën kontroll të dermatitis dhe rënies së flokut. Pengon depigmentimin e ngjyrës së flokëve gjithashtu. Ndihmon në kyçjen e hidratimit në flokë, i fal atyre teksturë me shkëlqim, të butë, ndihmon me majat dyshe, hidraton flokët e thatë dhe pa jetë.

  • Pa paraben
  • Pa silikon
  • Pa vajra mineralë

Përdorimi:

  1. Shpëlani flokët me ujë të vakët për ti përgatitur për shkumosje
  2. Aplikoni sasi nga shampo, krijoni shkumë të pasur dhe masazhoni flokët me lëvizje rrethore
  3. Mbajeni në flokë për pak minuta në mënyrë që të absorbojë yndyrën e tepërt dhe papastërtitë
  4. Shpëlaini flokët dhe për më shumë butësi dhe shkëlqim aplikoni Conditioner

Ingredientët:

Water, laureth sulfate Na, cocamidopropyl betaine, glycolic distearate, guar hydroxypropyltrimonium chloride, (trimonium chloride acrylamide / dimethyl acrylamide) copolymer, camellia seed oil, dilauroyl glutamate lysine Na, squalane, royal jelly extract, soybean seed extract, sorbitol, laurate PEG-2, sulfate Na, DPG, lauric acid, dimethiconol, salicylic, citric acid, EDTA-2Na, lauryl sulfate Na, BG, tocopherol, phenoxyethanol, benzoic acid Na, perfume, yellow 5, yellow Four.

Pesha

450ml