-20%

Bandi tricho Shampoo Physiological Bath For Scalp And Hair 230ml

Çmimi origjinal qe: 2200 L..Çmimi i tanishëm është: 1760 L..

Shampo e butë e pasur me përbërës hidratues dhe qetësues për skalpin, që largon me efikasitet yndyrën e tepërt, hidraton, zbut dhe rrit elasticitetin e flokëve. Përbërësit e përzgjedhur qetësojnë kruajtjet, skuqjet apo irritimet e lëkurës së kokës duke e bërë produktin të përshtatshëm për çdo tipologji skalpi. Nëse e kombinoni me një nga serumet trajtuese Tricho, shampo përfiton veti trajtuese në varësi të problematikës suaj.

Shampo e butë nga Bandi që pastron në mënyrë efektive papastërtitë nga skalpi dhe flokët, për higjienën e përditshme të skalpit. Largon në mënyrë efektive papastërtitë dhe sebumin e tepërt, duke ruajtur njëkohësisht ekuilibrin fiziologjik të skalpit. Prania e pre dhe probiotikëve, si dhe e alantoinës, mbështet rigjenerimin e epidermës, qetëson irritimet dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të skalpit, që e bën formulën të përshtatshme për individë me skalp të ndjeshëm, të prirur ndaj tharjes apo kruajtjes. Proteinat e mëndafshit dhe provitamina D3 ushqen strukturën e flokut, i jep elasticitet, butësi dhe ndriçim natyral.

Formula e tij unike lejon personalizimin e produktit, duke shtuar ekstraktin Tricho të përzgjedhur, shampoja përfiton veti të shtuara kujdesi, të përshtatura me nevojat individuale të skalpit dhe flokëve.

Nëse vuan nga rënia e flokut, shto serumin Bandi Tricho-Extract Hair Loss Preventing 30ml

Nëse ke skalp të yndyrshëm, shto serumin Bandi Tricho-Extract For Oily Scalp And Hair 30ml

Nëse ke zbokth, shto serumin Bandi Tricho-Extract Anti-dandruff 30ml

Nëse ke thatësi në skalp, shto serumin BANDI Tricho-extract Regenerating Moisturising 30ml

Përdorimi:

Aplikoni shampon në skalp të lagur, masazhojeni dhe shpëlajeni me ujë.

Ingredientët:

Aqua/Water, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Cocamidopropyl Betaine, Glycerin, Sodium Methyl Oleoyl Taurate, Polysorbate 20, Sodium Chloride, Propylene Glycol, Coco-Glucoside, Lauryl Glucoside, Olive Oil PEG-7 Esters, Polyquaternium-53, Hydrolyzed Silk, Allantoin, Lactic Acid, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Polymnia Sonchifolia Root Juice, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Maltodextrin, Lactobacillus, 7-Dehydrocholesterol, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Parfum/Fragrance, Phenoxyethanol, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Linalyl Acetate, Menthol, Tetramethyl Acetyloctahydronaphthalenes