-60%

Shiseido Fino Premium Touch Hair Mask 230g

Çmimi origjinal qe: 1990 L..Çmimi i tanishëm është: 790 L..

Maskë japoneze e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve të cilat janë në kërkim të një produkti i cili iu garanton atyre ‘glass hair’ pa i rënduar/yndyrosur aspak. Formula kremoze e butë si mëndafsh rrëshqet ngadalë në flokë dhe i dhuron aromë të këndëshme shumëlulesh.

Shiseido Fino Premium Touch Hair Mask është maskë e përshtatshme për këdo që dëshiron flokë të butë dhe me shkëlqim. E formuluar me kompleks me 7 ingredientë hidratues (përfshirë squalane, xhel mbretëror) të cilët hidratojnë intensivisht, forcojnë, riparojnë, i japin flokëve butësi si edhe parandalojnë zbehjen e ngjyrës së flokut. E dizenjuar për riparim të shpejtë dhe efikas. Nuk ka diferencime nëse floku është natyralisht i thatë, i dëmtuar prej lyerjes, perming, diellit dhe/ose faktorëve të tjerë mjedisorë. Maska Fino nga Shiseido ka gjithçka nën kontroll. Me aromë të këndshme lulesh për ndjesi freskie dhe pastërtie. Nëse ke flokë të thatë/të dëmtuar dhe kërkon një maskë më intensive, kërko Shiseido Tsubaki Premium Repair Hair Mask

Përdorimi:

  1. Pas larjes dhe shpëlarjes së flokut, mundohuni të largoni sa më shumë ujë nga to me delikatesë
  2. Merrni sasi të mjaftueshme nga maska dhe aplikojeni nga rrënjët tek majat ose thjesht tek majat (aty ku floku dëmtohet më shumë)
  3. Mbajeni në flokë për rreth 5-10 minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm
  4. Të përdoret 2 herë në javë

Ingredientët:

Water, sorbitol, dimethicone, hydrogenated rapeseed oil alcohol, isopentyldiol, behentrimonium chloride, aminopropyl dimethicone, alkyl (C12, 14) oxyhydroxypropylarginine HCl, stearyldihydroxypropyldimonium oligosaccharide, glutamate, trehalose, squalane , Stealtrimonium chloride, PEG-90M, PCA, di lauroyl glutamate (phytosteryl / octyldodecyl), polyquaternium-64, royal jelly extract, isopropanol, cetanol, octyldodecanol, ethanol, PG, BG, silica, BHT, tocopherol, phenoxyethanol , Na benzoate, fragrance,

Peshë
230 g