Kooswala Anti Dandruff Shampoo 500ml

3200 L.

Shampo kundër zbokthit me përbërës të cilët qetësojnë kruajtjet e skalpit, targetojnë infeksione fungale, largojnë yndyrën e tepërt e papastërtitë me të cilat këto të fundit ushqehen, pa dehidratuar apo ashpërsuar flokët

Anti-Dandruff Shampoo është një shampo profesionale krijuar për skalp me tendencë kruajtje, me veti anti-bakteriale dhe qetësuese. I pasur në Pyrithione Olamine – një lloj kombinimi i cili përdoret për trajtime anti-fungale, që i jep shampos veti të mira pastruese, redukton dhe largon zbokthin, mban nën kontroll copëzat e imëta të lëkurës mbi skalp, balancon pH. E çliron skalpin nga irritimi dhe i jep ndjesi freskie e pastërtie në çdo larje. Dizenjuar për përdorim të vazhdueshëm, për kujdes të përhershëm ndaj skalpit me zbokth apo të irrituar. Me aromë të këndshme druri oriental (dru sandali, vanilje, ebony, çaji)

Benefitet:

  • Ka formulë të avancuar anti-zbokth – i pasur në pyrithione, ketoconazole dhe Acid Salicilik të cilët së bashku targetojnë fungusin përgjegjës për zbokthin, redukton copëzat e imëta të lëkurës mbi skalp dhe parandalon formimin e tyre
  • Veti qetësuese – duke qenë se përmban një miks komponentësh botanikë si ekstrakt aloe vera, kamomili, pemë çaji, e çliron lëkurën nga kruajtjet dhe irritimet që lidhen me zbokthin duke e lënë skalpin të qetë, të freskët dhe të rivitalizuar
  • Veti ushqyese dhe hidratuese – i mbushur në përbërës si vaj argani, kokosi dhe Vitaminë E, ushqen dhe hidraton skalpin dhe flokët, përmirëson balancat e hidratimit, parandalon tharjen dhe pamjen ‘flaky’
  • Pastrim delikat – formula delikate megjithatë tepër pastruese largon me efikasitet papastërtitë e skalpit dhe flokut pa larguar yndyrën e mirë, për ti lënë flokët të pastër, të freskët, të butë dhe të menaxhueshëm
  • Balancon prodhimin e yndyrës – shampoja balancon prodhimin e yndyrës në skalp, parandalon grumbullimin e panevojshëm të produkteve në të, gjë që mund të kontribuojë në krijimin e zbokthit dhe irritimin e skalpit
  • Me aromë të këndshme dhe të freskët që përkëdhel shqisat tuaja

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga shampo në duar dhe fërkoni derisa të krijohet shkumë. Transferojeni shkumën në skalp dhe masazhoni. Shpëlajeni dhe përsëriteni këtë proces 2-3 herë

Ingredientët:

Anti-dandruff Factor

Kategori: , ,