Set promocional me maskë luksoze riparuese + ujë trajtues për flokët. Maska i riparon flokët, i mbështjell në hidratim e butësi, i ushqen dhe i fal aromë të këndshme karamelesh e frutash. Formula kremoze dhe e pasur i jep flokëve pamje silky dhe më të qëndrueshme. Formuluar me vaj Camellia (Tsubaki), aminoacide, xhel mbretëror, glicerinë e proteina perle dhe përdor një teknologji depërtimi të quajtur CMC (Cell Membrane Complex) që i ndihmon këto ingredientë të depërtojnë tek boshti i flokëve. Perfekt për flokë të dëmtuar, të dekoloruar, të pabindur ose gjenetikisht të thatë.
Lexo më shumë informacion mbi maskën e famshme Tsubaki: Shiseido Tsubaki Premium Repair Hair Mask 180g
Në set gjeni dhe ujin trajtues të pasur me ingredientë rindërtues e hidratues për flokët si: aminoacide, proteina soje, vaj Tsubaki e xhel mbretëror. Ka paketim praktik në trajtë spray që e lejon të shpërndahet në mënyrë uniforme në flokë, për ti shpërndarë nutrientët. Perfekte për çdo tip flokësh, duke filluar nga flokët e thatë për ti rigjallëruar e për ti shtuar hidratimin e deri tek flokët e yndyrshëm për ti shtuar hidratimin pa i yndyrosur. Produkti perfekt e për flokët kaçurrela, për ti definuar më mirë e për ti definuar nëse vëreni që kanë nevojë për ‘retouch’. Me aromë të freskët e të këndshme lulesh e frutash.
Lexo më shumë informacion mbi maskën e famshme Tsubaki: Tsubaki Premium Repair Hair Water No Rinse Hair Treatment 210ml
Ingredientët i gjeni në linqet përkatëse








