-64%

Shiseido Tsubaki Premium Repair Hair Mask 180g

Çmimi origjinal qe: 2200 L..Çmimi i tanishëm është: 790 L..

Shiseido Tsubaki Premium Repair Hair Mask është një maskë luksoze e cila i bën flokët të duken sikur sapo kanë dalë nga salloni që në përdorimin e parë. Formula kremoze e butë si mëndafsh i garanton flokëve tuaj shkëlqim jo të zakonshëm, butësi dhe hidratim. Aroma e delikate e luleve japoneze i llaston me elegancë flokët tuaj. Perfekt për flokë të thatë, të dëmtuar e pa jetë

Shiseido Tsubaki Premium Repair Hair Mask është maskë premium japoneze e cila përdor teknologji CMC (Kompleks Membrane Qelizore) që ndihmon ingredientët ushqyes dhe riparues të penetrojnë tek boshti i flokëve (pjesa sipër skalpit) dhe vulos kutikulën. I jep flokëve pamje sikur sapo keni dalë nga salloni. Maska përmban përqëndrimin më të lartë të vajit Kamelia (i përdorur tipikisht në produktet Tsubaki) për veti riparuese dhe për shkëlqim jo të zakonshëm të flokëve tuaj. Proteinat e perlës, aminoacidet, xheli mbretëror, dhe glicerina riparojnë, forcojnë dhe hidratojnë flokët tuaj. Maska është në gjendje të zgjerojë dhe të ngushtojë kutikulat e flokut tuaj për ti lejuar këto të fundit të penetrojnë në flokë e ti ushqejnë ato deri në maja. Perfekte për flokë të thatë/të dëmtuar ose thjesht për flokë që e adhurojnë shkëlqimin.

I jep flokëve shkëlqim, i zbut dhe i bën të duken të lustruar nga rrënja deri në majë. E riparon, hidraton dhe forcon flokun duke parandaluar formimin e majave dyshe. Ka aromë lule Tsubaki dhe lule Sakura.

Nuk përmban sulfate, paraben dhe vajra mineralë.

Përdorimi:

  1. Pasi ti keni larë flokët me shampo, largoni sa më shumë ujë të mundeni prej flokut
  2. Merrni sasi të mjaftueshme nga maska në dorë
  3. Aplikojeni në flokë për 10-15 minuta
  4. Shpëlajeni maskën nga flokët me ujë të bollshëm
  5. Përdoreni 1-2 herë në javë

Ingredientët:

Water, Glycerin, Dimethicone, Isopentyldiol, Hydrogenated Rapeseed Oil Alcohol, Behentrimonium Chloride, Stearyl Alcohol, Sorbitol, Aminopropyl Dimethicone, Hydroxyethyl Urea, Alkyl (C12, 14) Oxyhydroxypropyl Arginine Hcl, Steartrimonium Chloride Lactic Acid, Camellia Seed Oil, Lauroyl Glutamic Acid Di (Phytosteryl / Octyldodecyl), Dilauroyl Glutamic Acid Lysine Na, Royal Jelly Extract, Acetyl Hyaluronate Na, Hydrolysed Conchiolin, Isopropanol, Settanol, Octyl Dodecanol, Ethanol, Citric Acid, Ammonium Lactate , Bg, Dpg, Amp, Amodimethicone, Ppg-2-deceth-12, Tocopherol, Phenoxyethanol, Na Benzoate, Perfume.

Peshë
180 g
Pesha

180g